Pas ‘thumbimit’ që mori, Ilir Deda i kundërpërgjigjet Albulena Haxhiut – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Pas ‘thumbimit’ që mori, Ilir Deda i kundërpërgjigjet Albulena Haxhiut

18:38 | 25 Maj 2018

Deputeti i Alternativës Ilir Deda është akuzuar nga ish bashke partiakja e tij Albulena Haxhiu, si një person jo opozitar që nuk guxon as ta kërkoj dorëheqjen e Qeverisë.

Gjithashtu e ka akuzuar atë se në tryezën e sotme politike, e ka stopuar dokumentin, i cili po u përcillej radhazi partive politike, për të vënë nënshkrimet për mocion mosbesimin ndaj Qeverisë, ose për të kërkuar dorëheqjen e Ramush Haradinajt.

Por një gjë të tillë e ka demantuar deputeti Deda, duke thënë se pohimet e Haxhiut janë krejtësisht të pa vërteta. Deda duke folur për Gazetën Blic, ka thënë se kjo gjë mund të vërtetohet shumë lehtë, përmes kamerave që ishin prezent në tryezën politike.

“Qëndrimi i koleges Albulena Haxhiut është i pa vërtetë dhe kjo mund të dëshmohet nga të gjitha mediat që ishin prezentë, nuk ka të bëjë asgjë.Unë nuk e kam ndal dokumentin. Vet fakti që partitë politike nuk deshën të nënshkruajnë dokumentin që VV e solli me diktat, tregon për rezultatin e tryezës, e cila nuk ju shkoi ashtu si VV e kishte planifikuar” ka thënë Deda.

Ndërsa për akuzat se Deda nuk është një opozitar, ai ka thënë se qasja e Haxhiut e edhe e VV-së, për tu kapur me opozitën në këtë kohë, është e gabuar.

“Mendoj që është gabim qasja e VV—së me partitë opozitare, pikërisht tani kur tema kyqe në shtet është se kush do ti udhëheq bisedimet me Serbinë, VV nuk ka asnjë lloj kapitali politik që të akuzoj majtas djathtas së kush është i pushtetit e kush i opozitës” ka përfunduar Deda.

Tryeza e sotme politike e organizuar nga VV-ja kishte temë kryesore zgjedhjet, por partitë politike nuk u pajtuan me qëndrimet e VV-së. Ato kanë kundërshtuar deklaratën e LVV-vë të shpërndarë në këtë tryezë e cila kërkonte nënshkrime për mocion votëbesimi ndaj Qeverisë Haradinaj.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!