Pas vërshimeve, kryetari i Suharekës vjen me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
13 °C

Pas vërshimeve, kryetari i Suharekës vjen me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët

00:00 | 21 Gusht 2018

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka dalur me një njoftim publik për qytetarët e kësaj komunë. Muharremaj ka njoftuar se pas analizave të ujit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, rezultati ka dal se uji i pijshëm është i ndotur dhe me bakterie, shkruan “Zëri.info”.

“Pas kërkesës së Drejtorisë së Shëndetësisë drejtuar Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, për analiza të ujit të pijes tek zonat e prekura nga vërshimet, ka dalë se rezultati i ujit për përdorim human është i ndotur dhe me bakterie”, ka shkruar Muharremi.

Ai tutje u ka bërë thirrje institucioneve që ta mbajnë nivelin e mbikëqyrjes pasi që mund të ketë epidemi të mundshme.

“Si kryetar komune i kam autorizuar sërish institucionet tona që ta mbajnë nivelin e mbikqyrjes, duke qenë përballë rrezikut për ndonjë epidemi të mundshme. Rekomandimet janë që zonat të klorizohen nga institucionet përkatëse, ndërsa një ndër preventivat momentale është që uji të vlohet para përdorimit. Ne do të jemi në secilin hap të mbikqyrjes për ta ruajtur shëndetin e qytetarëve”, ka përfunduar Muharremaj.

Komuna e Suharekës ditëve të fundit ka pasur probleme me vërshime të ujit ku mbi 90% e fshatrave të kësaj komune kanë qenë të vërshuara.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!