Pasagjerët evakuohen nga aeroporti, çka po ndodh? – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
16 °C

Pasagjerët evakuohen nga aeroporti, çka po ndodh?

16:12 | 07 Gusht 2018

Evakuohen pasagjerët në aeroportin e Frankfurtit
Autoritetet thonë se të paktën një person është futur në zonën e sigurisë A, pa marrë autorizim dhe evakuimi po bëhet për të shmangur ndonjë kërcënim terrorist.

“Njerëz të paautorizuar dhe pa iu nënshtruar kontrollit, janë futur brenda perimetrit të sigurisë dhe duhet të pastrojmë zonën, përpara se të lejojmë qarkullimin normal në aeroport”, tha zëdhënësja e sigurisë të këtij aeroporti.

Duhet theksuar se aeroporti i Frankfurtit është një nga më të mëdhenjtë në botë dhe shërben si qendër tranziti për një numër shumë të madh fluturimesh.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!