Pasagjeri detyron avionin të ndryshojë destinacion, kërcënon ekuipazhin me… – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Pasagjeri detyron avionin të ndryshojë destinacion, kërcënon ekuipazhin me…

18:37 | 15 Prill 2018

Një avion i “Air China” bëri ulje të detyruar ditën e sotme, pasi një pasagjer mori peng për një kohë të shkurtër një anëtar të ekuipazhit nën kërcënimin e një stilolapsi, njoftoi autoriteti kinez i aviacionit civil (CAAC).

Avioni me destinacion final Pekinin ishte ngritur në fluturim nga Changsha, kryeqendra e provincës qendrore të Hunanit.

Por ai është ulur përfundimisht një orë më pas në Zhengzhou, kryeqendra e provincës fqinje të Henanit.

”Incidenti u zgjidh më pas rreth orës 13:17, pasagjerët dhe ekuipazhi janë të gjithë shëndoshë e mirë”, bëhet e ditur në një deklaratë, duke specifikuar se pasagjeri kishte përdorur një stilolaps për të kërcënuar një anëtar të ekuipazhit.

Një foto e transmetuar nga ”China News Service” tregon forcat zjarrfikëse me mjetet e tyre në Aeroportin ndërkombëtar ”Xinzheng” të Zhengzhout, në provincën fqinje të Henanit.

”Air China” njoftoi se avioni bëri ulje të detyrueshme për shkaqe sigurie të publikut dhe se policia dhe autoritetet e aviacionit po menaxhojnë tashmë situatën.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!