Pasi e mori drejtimin e Spanjës, Hierro vjen me deklaratë befasuese – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
11 °C

Pasi e mori drejtimin e Spanjës, Hierro vjen me deklaratë befasuese

20:37 | 13 Qershor 2018

Trajneri i ri i Spanjës, Fernando Hierro, ka folur pas emërimit si trajner i Spanjës.

Ai tha se ky ishte rast që nuk refuzohej.

“Kisha tre mundësi, ta refuzoja këtë detyrë, të largohesha, ose të isha i pranishëm në organikë. Zgjodha këtë të tretën, pasi nuk mund të braktisja lojtarët dhe federatën. Nuk do ia falja vetes nëse thosha jo. Nuk duhet të shohim pas se çfarë ndodhi. Duhet të mendojmë për Botërorin tani”, tha fillimisht ish-lojtari i Realit.

Kur u pyet nëse ishte i drejtë vendimi për shkarkimin e Lopeteguit, Hierro u përgjigj:

“Presidenti foli për këtë temë. Nuk ka vlerë mendimi i të tjerëve, duhet të kthejmë faqe. Nuk duhet të rrimë e të mendojmë vetëm tek një gjë, por të mendojmë për futbollistët. Nuk mund të flasim vetëm për një temë sepse do të na humbasë përqendrimi që duhet ta kemi te Portugalia”, deklaroi Hierro.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!