Pasi fansi i tij i komentoi Majlindës, vjen reagimi i papritur i Majkut – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
20 °C

Pasi fansi i tij i komentoi Majlindës, vjen reagimi i papritur i Majkut

21:01 | 13 Shkurt 2018

Si duket reperi i njohur i shumë hiteve nuk po mundet asesi të gjejë qetësi sa i përket jetës private.

Majk, këtë po e konfirmon me postimet e pareshtura në llogarinë e tij sociale, teksa po shfaqet rrufeshëm pas çdo lajmi që qarkullon për të, veçanërisht kur ka të bëjë me ish të dashurën e tij, Majlinda Zekën.

Ditën e djeshme, Majlinda ishte lajme për shtypin rozë, falë komenteve të jashtëzakonshme që po i adresohen nga fansat e reperit në fjalë, thuajse krejt pozitive, shkruan Kosovarja.

E kjo me gjasë e inatos reperin në fjalë, kur dihet tashmë raporti i tyre, saqë para pak minutash publikoi një imazh të cilit i’a bashkëngjiti përshkrimin: “Let the river run”

Vëmendje merr edhe poza të cilën ka zgjedhur, aspak si herë të tjera, e rëndësishme t’i vë në pah veshjet firmato edhe kësaj radhe.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Rita ORA