Pasi fitoi finalen, Griezman emocionon të gjithë me këtë deklaratë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Pasi fitoi finalen, Griezman emocionon të gjithë me këtë deklaratë

23:30 | 16 Maj 2018

Me dopjetën e tij, Antoine Grizman ishte padyshim protagonisti i finales së Europa League të fituar nga Atletico 3-0 me Marseillen.

Menjëherë pas ndeshjes, sulmuesi francez foli për mikrofonët e “Bein Sport”, për këtë arritje të madhe në karrierën e tij.

“Jam larguar nga shtëpia kur isha 14 vjeç sepse doja një vend ku të fitoja më shumë trofe. Kjo është kupa e dytë me Atleticon dhe shpresoj të vijnë akoma më shumë. Marseille ishte një ekip shumë ofensiv, por ne bëmë detyrën tonë dhe u mbrojtëm mirë. Ne shfrytëzuam më së miri gabimet e tyre. Këtë paraqitje në fushë e kam arritur vetëm me besim, dhe me gjakftohtësi”, shprehet Grizman.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!