Pasi humbi zgjedhjet, ja si e quan kundërkandidati Gjukanoviqin – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
13 °C

Pasi humbi zgjedhjet, ja si e quan kundërkandidati Gjukanoviqin

23:13 | 15 Prill 2018

Kandidati presidencial Marko Milaçiq nuk e ka pritur aspak mirë fitoren e Millo Gjukanoviq në raundin e parë të zgjedhjeve në Malin e Zi, duke thënë se kjo është një humbje për shoqërinë malazeze.

“Po hyjmë në fazën e diktaturës”, tha Milaçiq, duke shtuar se kjo do të thotë se do të hyjmë në dekadën e katërt të mos ndryshimit të pushtetit.

Ai beson se Gjukanoviq ishte një kandidat i aleancës së NATO-s dhe se tani është konfirmuar se anëtarësimi në NATO do të zgjasë agoninë e Malit të Zi.

Milaçiq, kandidat nga Prave Crne Gore, thotë se ‘Mali i Zi është i vetmi që shkëlqen në errësirën e përgjithshme të vendit’.

Ai tha se do të mbrojnë gjuhën serbe dhe Metropolitanin e Malit të Zi.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!