Pasi u shkarkua nga Spanja, vjen deklarata befasuese e Lopeteguit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
9 °C

Pasi u shkarkua nga Spanja, vjen deklarata befasuese e Lopeteguit

21:11 | 13 Qershor 2018

Ish-trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui, ka folur shkurt për reporterët në Krasnodar para se të nisej në udhëtim larg Rusisë.

Lopetegui, i cili u shkarkuar nga Federata e Futbollit të Spanjës më herët gjatë ditës së sotme, nuk iu përgjigj të gjitha pyetjeve për largimin e tij.

Ai u shkarkua një ditë pasi Real Madridi njoftoi se ai do të jetë trajneri i ardhshëm i fituesit të Ligës së Kampionëve.

“Jam shumë i pikëlluar por shpresoj që mund ta fitojmë Kupën e Botës”, ka thënë 51 vjeçari.

“Mesazhi im është: kemi një ekip të mrekullueshëm, dhe shpresoj që ta fitojmë Kupën e Botës, por nuk mund të them më shumë se kaq”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!