‘PDK ose Nisma do ta rrezojnë Qeverinë ‘Haradinaj’ – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

‘PDK ose Nisma do ta rrezojnë Qeverinë ‘Haradinaj’

23:45 | 16 Prill 2018

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se qeveria aktuale e vendit, e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, do të rrëzohet herët apo vonë.

Ajo ka thënë se nëse Qeverinë Haradinaj nuk arrin ta rrëzojë opozita, ajo do ta rrëzojë vetveten.

Kusari-Lila ka vlerësuar në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se ekzistojnë gjasat që Qeverinë Haradinaj ta rrëzojnë vetë partitë që bëjnë pjesë në koalicionin qeverisës të vendit.

“Partitë në pushtet, Partia Demokratike ose Nisma, do të organizohen me partitë e opozitës… dhe opozita normal që është e gatshme për t’ia mundësuar këtë”, ka thënë ajo.

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!