Penalltia në ndeshjen Real – Juventus, vjen deklarata e çmendur nga Bonucci – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
14 °C

Penalltia në ndeshjen Real – Juventus, vjen deklarata e çmendur nga Bonucci

09:02 | 17 Prill 2018

Legjenda e Juventusit, Gianluigi Buffon humbi kontrollin kundër Real Madridit, ndërsa ishi-bardhezinjëve, Leonardo Bonucci thotë se do ta bënte të njëjtën gjë.

Italiani e pranoi se do ta humbte kontrollin në mënyrën e njejtë si të portierit, Buffon nëse do të ishte anëtar i Juventusit, transmeton IndeksOnline.

Gjyqtari anglez dhuroi një penallti në sekondat e fundit në ndeshjen Real Madrid – Juventus, që iu kushtoi këtyre të fundit me eliminim nga Liga e Kampionëve.

“Unë mendova mirë dhe thash, faleminderit Zotit që nuk isha aty”, tha Bonucci për Premium Sport.

“Gigi është portier me historinë më të mirë të futbollit”, ka thënë lojtari i Milanit.

Bonucci u largua nga “Zonja e Vjetër” gjatë afatit veror të vitit të kaluar, dhe u transferua në Milan.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!