Pentagoni tregon numrin e saktë të trupave në Irak dhe Siri – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Pentagoni tregon numrin e saktë të trupave në Irak dhe Siri

23:55 | 06 Dhjetor 2017

Pentagoni thotë se janë afërsisht 2,000 trupa amerikane në Siri, katërfishi i numrit që zyrtarët amerikanë kanë pranuar deri tani.

Shifra pasqyron një urdhër të Sekretarit të Mbrojtjes Jim Mattis për të rishikuar sesi Pentagoni llogarit numrin e personelit të dislokuar për të kryer operacionet madhore në Irak dhe Siri. Shifra e re nuk do të thotë se janë dislokuar trupa shtesë, por tregon një pasaktësi të madhe në shifrat e dhëna më parë.

Numri i rishikuar i trupave amerikane në Irak mbetet i njëjtë si më parë, rreth 5,200, ndonëse zëdhënësi i Pentagonit Robert Manning tha se numri i forcave amerikane është gjithashtu në rënie.

“Ne shpresojmë që kjo prirje të vazhdojë,” tha ai.

Sipas zëdhënësit të Pentagonit Eric Pahon, shifrat e reja ende përjashtojnë misionet e ndjeshme dhe llojet e caktuara të personelit, si personeli i sigurisë i bashkangjitur në ambasadën e SHBA në Irak.

Departamenti i Mbrojtjes dha një rishikim të ngjashëm për numrin e trupave në Afganistan në gusht, duke ndryshuar numrin e pranuar të trupave nga rreth 8,400 trupa në 11,000 trupa. /VoA

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!