Për Gjykatën Specilae, Hashimin, Ramushin, Kadrinë dhe Albinin – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
12 °C

Për Gjykatën Specilae, Hashimin, Ramushin, Kadrinë dhe Albinin

Shkruar nga: Bekim Kabashi

17:07 | 08 Janar 2018

Nga leximi i asaj cfarë shkroi sot Kadri Veseli, kuptuam se ai ishte kundër shfuqizimit të Speciales që në momentin e parë të inicimit të saj, por këtë nuk e tha, e edhe nuk ndërmorri veprime politike për ta penguar, edhe pse e kishte këtë fuqi, pasi është kryetar i partisë, deputetët e së cilës nënshkruan nismën për rrëzimin e Speciales.

Z.Veseli, doli dhe tha se është kundër shfuqizimit të Speciales, vetëm atëherë kur e pa se është i pamundshëm shfuqizimi i saj. Këtë bindje me gjasë tani e kanë edhe presidenti Thaçi e edhe kryeministri Haradinaj, të cilët tentuan ta bëjnë shfuqizimin e Speciales, duke u fshehur prapa veteranëve të UCK’së dhe prapa 43 deputetëve që i kishin shtyrë vet të nënshkruanin këtë nismë, por do të u duhet edhe pak kohë derisa ta gjejnë një arsye që do të dukej sa më bindëse, për tërheqjen edhe të tyre.

Gjithashtu, u pa se shumica e partive politike, edhe kur bëhet fjalë për vendime të mëdha, sic është rasti i Speciales, bëjnë kalkulime politike për interesa të ngushta partiake, e edhe personale, siç ishte rasti i Vetëvendosjes. Një parti që ishte më e ashpëra kundër Speciales, gjatë themelimit të saj, tani nuk pranoi shfuqizimin. E arsyetoi me procedurë, gjë që është jo e sinqert, pasi për rezultatin e vendimeve të mëdha, në fund të gjithckaje, fare pak e rëndësishme është procedura, shumë më i rëndësishëm është vendimi. Nëse është shumë i rëndësishëm vendi ku dikush dëshiron të arrish, nuk tërhiqesh, vetëm pse rruga deri atje s’qenka e asfaltuar, por me gropa dhe më rrotull.

E për LDK’në, tani të gjithë e dimë, se po mundohet të laj rolin e asaj nues, e cila kurrë s’kishte raporte të mira me vjehrrën, por tani kur ajo po vdes, mundohet të paraqitet kinse po i dhimbset.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!