Për herë të parë flet Suso pas oferës së Real Madridit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
3 °C

Për herë të parë flet Suso pas oferës së Real Madridit

10:53 | 09 Nëntor 2018

Lojtari spanjoll i Milanit, Suso po kërkohet me ngulm nga disa ekipet të mëdha evropiane.

Anësori i Milanit Suso nuk ka dashur të flet për klauzolën e tij të lirimit, derisa ka thënë se për këtë gazetarët të pyesin Leonardon dhe Paolo Maldinin.

Spanjolli ka klauzolë lirimi në kontratën e tij, që besohet se është rreth 38 milionë euro, e cila mund të aktivizohet nga klubet e huaja vetëm në dy javët e para të korrikut.

Duke parë formën e tij të mirë në këtë sezon, më pesë gola dhe tetë asiste në të gjitha garat, duket se spanjolli ka zgjuar interesimin e shumë klubeve për të.

Kuqezinjtë duket se janë të gatshëm ta heqin këtë klauzolë, por lojtari nuk është duke ju ngutur për këtë.

“Ende është herët, ne duhet të shkojmë deri te afati i transferëve”, tha Suso kur u pyet për klauzolën e tij.

“Jam i lumtur këtu, gjithmonë e them këtë. Për më shumë pyetni Leonardon dhe Maldinin për këtë”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!