Për ju që jeni meraklinj në vetura Tuareg, ja sa të tilla janë në Kosovë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
9 °C

Për ju që jeni meraklinj në vetura Tuareg, ja sa të tilla janë në Kosovë

21:31 | 02 Shtator 2018

Vetura ‘Touareg’ është një prej mjeteve me luksoze që radhitet në prodhimtarinë e markës së njohur ‘Volkfswagen’.

Pavarësisht çmimit aspak të lirë që kanë në treg, Touareg nuk mungon as në rrugët e Kosovës.

Sipas statistikave që ka siguruar KALLXO.com nga Ministria e Punëve të Brendshme, në Kosovë janë 876 vetura të këtij modeli.

Volkfswagen ka filluar prodhimin e Touaregut që nga viti 2002 dhe që po vazhdon ende.

Çmimi i një Touarg është prej 50.000 euro. Prej modeleve të reja të vitit 2018 është modeli Touareg V6 TDI që kap shifrën afro 90.000 euro. Touareg 150 TDI i prodhuar në vitin 2017 kushton rreth 63.000 euro.

Ndërsa, Touareg V10 TDi i vitit 2004 i cili në atë kohë u cilësua si vetura më e bukur e prodhuar ndonjëherë nga VW, tani shitet me çmim 8.000 deri në 10.000 euro.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!