Për konfliktin e “ngrirë” të Kosovës me Serbinë, flet ministri serb – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
13 °C

Për konfliktin e “ngrirë” të Kosovës me Serbinë, flet ministri serb

15:29 | 18 Gusht 2018

Për zëvendëskryeministrin e Serbisë, Rasim Ljajiq është e pabesueshme se si ‘një pjesë e mirë’ e elitës politike serbe mbron një ‘konflikt të ngrirë’ në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Sipas tij, nëse vazhdojnë ‘konfliktet e ngrira’ kjo do t’i kushtojë Serbisë.

“Kjo nuk mund të ketë çmim të ulët nëse ndalohet çdo gjë që Serbia ka bërë në 15 apo 20 vitet e fundit në drejtim të reformave, integrimit evropian, drejt rimëkëmbjes së ekonomisë sonë në mënyrë që 65 për qind e tregtisë sonë të lidhet me Bashkimin Evropian”, ka thënë Ljajiq, transmeton lajmi.net.

Ai ka theksuar se kurrë më parë nuk ka ndodhur që ‘një pjesë e mirë e publikut, sektorit joqeveritar dhe partive opozitare’ të jenë kundër çdo negociate për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Ljajiq i cili është edhe ministër i Tregtisë, ka shtuar se zgjidhja është e nevojshme edhe pse në qeverinë serbe ka pikëpamje të ndryshme.

“Nuk është problemi pse shprehim mendime të ndryshme për të ardhmen dhe zgjidhjen e kësaj çështje. Problemi lind kur njerëzit nuk e din se çfarë duan dhe Serbia deri më tani nuk e di se çfarë duan ata në të vërtetë”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!