Për më shumë hapësirë, WhatsApp sjell opsionin që do t’ju pëlqejë pafund – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Për më shumë hapësirë, WhatsApp sjell opsionin që do t’ju pëlqejë pafund

09:05 | 01 Tetor 2017

Nëse e keni patur problem pjesën e memories në telefon tani ka ardhur koha të mos e vrisni mendjen pasi WhatsApp po e bën gjithnjë e më të thjeshtë për përdoruesit.

Whatsapp do të bëjë të mundur një seksion të ri të menaxhimit të memories, tek menuja Settings në Android, që ju jep mundësinë të fshini disa mesazhi që doni, por të ruani të tjerat. Ky përditësim i WhatsApp, i cili u vu re nga Android Police, e bën më të lehtë që të keni memorien që iu duhet.

Në aplikacionin e Android, shtyp Settings, Data and Storage Usage dhe Storage Usage do ju çojë në një liste bisedash, të renditura sipas hapësirës që marrin në telefonin tuaj.

Duke shtypur në Manage Messages, në fund të ekranit, ju jep mundësinë të zgjidhni një seksion të veçantë, apo disa prej tyre dhe të fshish mesazhet.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!