Për të gjithë ju që do bleni makinë të re, ju pret një rregull i ri – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Për të gjithë ju që do bleni makinë të re, ju pret një rregull i ri

15:29 | 10 Qershor 2018

Çdo drejtues mjeti që blen makinë të re, do t’i duhet të paguajë kontratë të re sigurimi momentin e kalimit të pronësisë, pavarësisht nëse mjeti mund te këtë një kontratë sigurimi.

Ndryshimi vjen përmes një drafti të ri për sigurimin e mjeteve, i cili nuk lejon më që kontrata e sigurimit t’i kalojë blerësit të ri pa asnjë pagesë shtesë, raporton “scan”.

Aktualisht çdo pronar mjeti që shet makinën, kalon te blerësi edhe policën e sigurimit të mjetit për periudhën e mbetur. Blerësi thjesht duhet të paraqitet pranë kompanisë përkatëse të sigurimit për të kaluar në emër të tij pjesën e mbetur të kontratës pa bërë pagesë shtesë.

Ndërkohë që drafti i ri përcakton që pronari i ri duhet të paguajë kontratë të re sigurimi, ndërkohë që shitësit i kthehen paratë për pjesën e mbetur të periudhës së sigurimit.

“Në rast se ndryshon pronësia e mjetit gjatë periudhës së sigurimit, të drejtat dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga kontrata e sigurimit nuk i kalojnë pronarit të ri. Pronari i ri i mjetit motorik duhet të lidhë kontratën e sigurimit, ndërsa pronari i vjetër ka të drejtë të kërkojë kthimin e pjesës proporcionale të primit, në rast se nga kjo kontratë nuk është paguar ndonjë dëm”, – thuhet në draft-ligj.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!