Për vetëm 531 euro mund ta blini veturën Nissan në këtë institucion të Kosovës – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

Për vetëm 531 euro mund ta blini veturën Nissan në këtë institucion të Kosovës

15:14 | 08 Qershor 2018
Foto: Ilustrim

Për vetëm 531 euro mund të bëheni pronarë i automjetit Nisan Terrano.

Këtë ‘Pazar’ mund ta bëni në Doganën e Kosovës, institucion ky që ka hapur ankand publik për shitjen e veturave, shkruan ORAinfo.

Dogana e Kosovës përmes ankandi publik synon të shesë 20 automjete.

Çmimi fillestar për të gjitha automjetet është caktuar të jetë vetëm 17 mijë e 669 euro.

Çmimi më i lirë në këtë ankand shkon për automjetin Nisan Terrano prej vetëm 531 eurosh.

Ndërkaq, çmimi më i shtrenjtë shkon për automjetin VË T5 prej 3306 euro.

Çmimi i caktuar për automjetet është fillestar kurse të drejtën për blerjen e tyre do ta kenë personat që ofrojnë çmimin më të lartë.

Sipas njoftimit të ankandit, automjetet me numër rendor nga 1- 14 janë të zhdoganuara dhe kanë mundësi regjistrimi, nëse këto automjete aftësohen për rrugë dhe i plotësojnë rregullat e QRA. Ndërsa automjetet me numër rendor nga 15 -20, nuk kanë doganë të paguar dhe shiten vetëm për Auto-Pjesë. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!