Perez vendos të shpenzojë, po e bën transferimin e madh në janar – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
2 °C

Perez vendos të shpenzojë, po e bën transferimin e madh në janar

09:15 | 09 Nëntor 2018

Klubi spanjoll Real Madrid pritet të jetë aktiv në afatin e transferimeve në janar.

Rezultatet e dobëta do ta detyrojnë presidentin e klubit Florentino Perez që të shpenzojë në transferime të reja.

Real Madrid janë duke vlerësuar mundësinë e transferimit të Mario Hermoso nga Espanyol në afatin kalimtar të janarit.

Mbrojtësi Mario Hermoso, mund të jetë një nga transferimet e para të Real Madridit në afatin kalimtar të janarit.

Sipas ‘Marca’, ‘Los Blancos’ do të vlerësojnë gjitha mundësitë për të finalizuar këtë transferim, përcjell lajmi net.

Espanyol nuk janë të interesuar të heqin dorë nga Hermoso, por mund ë detyrohen ta bëjnë këtë për të balancuar financat.

23 vjeçari Hermoso që ka dalë nga akademia e Real Madridit, po ashtu po kërkohet edhe nga Arsenal.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!