Përfundim fatal për familjen kosovare në Gjerami – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
26 °C

Përfundim fatal për familjen kosovare në Gjerami

10:59 | 17 Korrik 2018

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Gjermani, në afërsi të Dunningenit, ku një 26-vjeçar nga Kosova dhe vajza e tij 4-vjeçare kanë mbetur të vdekur, ndërsa vajza tjetër është në rrezik për jetën dhe është bartur me helikopter në Spitalin e Freiburgut.

Mediat gjermane shkruajnë se BMW-ja, të cilën po e ngiste shqiptari nga Kosova, është përplasur në mënyrë ballore me një kamion.

Aksidenti tragjik ndodhi të hënën në mëngjes në orën 11 në rrugën kryesore pranë daljes Dunningen East: BMW u përplas kokë më kokë me një kamion. Makina e 26-vjeçarit kishte ardhur në korsinë e kundërt dhe u godit rëndë ballë për ballë me kamionin. Shoferi erdhi nga drejtimi i Hochwald, ndërsa kamioni i përfshirë nga Schramberg. Si rezultat i përplasjes, shoferi i makinës vdiq në vendin e aksidentit, shkruan media gjermane schwarzwaelder-bote.de. Sipas informacioneve të medias, bëhet e ditur se viktimat janë nga komuna e Deçanit.

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!