Përfundon takimi i ekipit negociator, marret ky vendim – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Përfundon takimi i ekipit negociator, marret ky vendim

19:06 | 12 Shkurt 2019

Ka përfunduar hartimi i platformës për dialogun me Serbinë.

Ka përfunduar takimi i ekipit negociator, ku ka përfunduar hartimi i platformës për dialogun me Serbinë.

Kryesuesi i ekipit, Fatmir Limaj, pas takimit tha se platformë do t’i dërgohet nesër krerëve të shtetit, ndërkaq që pasnesër do të dërgohet në Kuvend për miratim, raporton lajmi.net.

“Kemi punuar në detaje dhe nesër tekstin do t’ua dërgojmë krerëve të shtetit, kryeministrit, kryetarit të Kuvendit dhe kryeminsitrit dhe pasnesër delegacioni do ta miratojë platformën të cilën do ta dërgojë në Kuvend”, tha Limaj.

“Krerët e shtetit do të kenë kohën e nevojshme për të dhënë komentet e tyre. Delegacioni i shqyrton sygjerimet dhe komentet dhe më pas e voton platformën që do ta dërgojë në Kuvend”, tha tutje ai.

Siç bëri të ditur Limaj, platforma do t’i dërgohet edhe dy partive opozitare.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!