Përfundon telenovela, ky do të jetë ekipi i Rodriguezit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
20 °C

Përfundon telenovela, ky do të jetë ekipi i Rodriguezit

23:22 | 14 Shkurt 2018

Bayern Munich është i kënaqur me paraqitjet e James Rodriguezit këtë sezon dhe do të blejë kartonin e tij verën e ardhshme

Mesfushori kolumbian, James Rodriguez është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Bayern Munichut këtë sezon, sidomos që prej ardhjes së trajnerit Jupp Heynckes.

 

Sipas Sport Bild, Bayerni është i kënaqur me kolumbianin dhe do të shfrytëzojnë opsionin për transferimin e tij.

James është i huazuar në Munich deri në vitin 2019, me mundësi blerje për 45 milionë euro.

Bavarezët do të paguajnë vetëm 35.2 milionë euro, pasi do të marrin përsipër edhe pagën e lojtarit, që është tetë milionë euro.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!