Përgatituni, këtë ditë bie bora e parë në Kosovë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
13 °C

Përgatituni, këtë ditë bie bora e parë në Kosovë

16:03 | 24 Shtator 2018

Faqja “Prishtina Weather” në Facebook, ka njoftuar se të mërkurën mund të bjerë borë në Kosovë. Temperaturat do të bien nën 0 gradë duke sjellë edhe ngricat e para.

Ky është njoftimi i plotë i “Prishtina Weather”:

23.09.2018 – Parashikimet e ditëve të fundit për mot të ftohtë gjatë javës së ardhshme, tashmë janë më të besueshme. Masa të ftohta ajrore nga Atlantiku verior, të paraprira nga një front i ftohtë, do të depërtojnë shpejt edhe mbi rajonin tonë, ku gjatë ditës së nesërme do të sjellin vranësira, erëra me reshje të dobëta shiu, dhe rënie të theksuar të temperaturave nën vlera mesatare. Në vise malore mbi 1000m, në ato pjesë kur priten të reshura edhe gjatë natës, paraqiten mundësi që reshjet e shiut të shndërrohen në borë.

Më pas një anticiklon i fuqishëm nga Azoret, përgjatë Evropës perëndimore do të shtrihet edhe mbi rajon, që pritet të sjellë mot stabil dhe kryesisht të kthjellët, por masat e ftohta ajrore do të mbeten, që do të vazhdojnë t’i mbajnë temperaturat e ulëta, e në orët e mëngjesit vende-vende priten edhe ngrica.

24.09 – Paradite mot kryesisht me diell. Gjatë ditës me kalimin e frontit, vranësirat do të shtohen dhe do të fryejë erë e fuqishme verilindore. Vende-vende priten reshje të dobëta shiu. Në mbrëmje ftohtë.

25.09 – Mot i ftohtë, pjesërisht i vranët. Në mbrëmje edhe më ftohtë.

26.09-27.09 – Mot i ftohtë, kryesisht me diell. Në mëngjes vende-vende mundësi edhe për ngrica.

28.09 – Mot i mirë, kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit, do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare. Minimalet do të zbresin nga 12C, të hënën, në 0C deri +1C nga mesi i javës, ndërsa maksimalet nga 25C deri në 15C. Era do të fryejë mesatare dhe fuqishme nga verilindja 5-15m/s. Shtypja atmosferike do të rritet lartë mbi vlera normale.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!