Përleshje në Prishtinë, dy persona përfundojnë në QKUK – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Përleshje në Prishtinë, dy persona përfundojnë në QKUK

12:18 | 11 Shkurt 2019

Një përleshje e rëndë ka ndodhur të dielën në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka prangosur dy persona dje rreth orës 15:25 në rrugën “Haxhi Zeka” në kryeqytet, pasi që të njëjtit janë përleshur mes vete ku ishte përdorur edhe thika.

Shkak i kësaj përleshjeje sipas policisë ishte një mosmarrëveshje.

Gjatë përleshjes është përdorur një mjet i prehtë dhe një mjet i fortë dhe si pasojë të dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe iu është ofruar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!