Përmbytje në këtë vend evakuohen mijëra persona – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
12 °C

Përmbytje në këtë vend evakuohen mijëra persona

09:06 | 10 Gusht 2018

Përmbytjet e mëdha në jug të Francës kanë detyruar evakuimin e 1,600 personave, shumica prej tyre që janë vendosur nëpër kampe, kanë njoftuar zyrtarët.

Ata po ashtu kanë njoftuar për zhdukjen e një burri gjerman 70 vjeçar, i cili ishte duke drejtuar fëmijët në njërin nga kampet.

Zonat më të prekura nga vërshimet janë, Gard, Ardèche dhe Drôme.

Më shumë se 400 zjarrfikës, policia dhe helikopterët janë angazhuar në këtë pjesë.

Përmbytjet kanë ardhur pasi jugu i Francës dhe pjesa më e madhe e Evropës janë përballur me temperatura jashtëzakonisht të larta.

Ministria e Brendshme e Francës ka njoftuar përmes një deklarate se gjashtë departamente janë vënë në gjendje të jashtëzakonshme.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!