Përmbytje të frikshme në Francë, njerëzit shpëtohen me helikopterë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

Përmbytje të frikshme në Francë, njerëzit shpëtohen me helikopterë

14:07 | 15 Tetor 2018

Ka shkuar në 13 numri i viktimave nga reshjet e shiut në Francë.

Si pasojë e të reshurave të mëdha të shiut në jug-perëndim të Francës, është rritur numri i viktimave që kanë humbur jetën në 13, kanë raportuar zyrtarët francezë.

Ekipet e shpëtimit me gjashtë helikopterë janë përpjekur që t’i shpëtojnë njerëzit që kishin hipur përmbi çatitë e shtëpive, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Ndër zonat më të prekura janë fshatrat Conques-sur-Orbiel dhe Villardonnel, ku uji arriti nivelin e dritareve të katit të parë të shtëpive.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!