Përmbytjet në Francë, rritet numri i viktimave – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
3 °C

Përmbytjet në Francë, rritet numri i viktimave

08:26 | 16 Tetor 2018

Disa nga të mbyturit ishin në qytetin e Trebes, i cili qëndron midis një kanali dhe dy lumenjve, duke përfshirë edhe Aude-në.

Të paktën 10 vetë humbën jetën në Francën jugperëndimore të hënën, kur u regjistruan përmbytjet më të mëdha të shekullit, me lumenjtë që dolën nga shtrati dhe vërshuan mbi shtëpi e makina.

Vetëm brenda disa orëve të natës, ra më tepër shi se në 7 muajt e fundit, duke kapur banorët në befasi, pasi ishin duke fjetur, dhe duke izoluar fshatrat, thanë zyrtarët lokalë.

Disa nga të mbyturit ishin në qytetin e Trebes, i cili qëndron midis një kanali dhe dy lumenjve, duke përfshirë edhe Aude-në.

Ndërsa numri i të mbyturve u rrit dhe shkalla e dëmeve u bë e qartë, Presidenti Emmanuel Macron vendosi të ndalë një riorganizim tashmë të vonuar të kabinetit të tij.

“Është si një zonë lufte. Fshati është pak a shumë i izoluar nga bota e jashtme”, tha Jean-Jacques Garros, një banor i Villegailhenc, një nga zonat më të goditura, transmeton Top Channel.

Macron tha në një konferencë të përbashkët për shtyp me kreun e Koresë së Jugut Moon Jae-in në Paris, se mendimet e kombit francez ishin me viktimat dhe familjet e tyre.

Kryeministri Edouard Philippe fluturoi në zonën e fatkeqësive për t’u takuar me personelin e shërbimit emergjent.

Rreth 350 zjarrfikës u përfshinë në operacionet e shpëtimit, një numër që do të dyfishohet pasi shumë prej tyre pritet të merren me pasojat.

Pamjet televizive treguan lumenjtë me baltë që kishin shkulur pemët, rrëzuar shtyllat e energjisë elektrike dhe gërryen rrugët në rajonin jugor të Audesë, pranë qytetit mesjetar të kodrës Carcassonne.

Nëntë helikopterë punuan për të shpëtuar njerëzit nga çatitë e shtëpive të tyre, por operacionet kanë qenë të komplikuara për shkak të ashpërsimit të motit, ndërsa raportohen mijëra njerëz të evakuuar nga zona.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!