Përplasjet personale në Kuvendin e Kosovës, spektakle të mjerueshme – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
12 °C

Përplasjet personale në Kuvendin e Kosovës, spektakle të mjerueshme

11:59 | 17 Prill 2018

Albert Krasniqi nga KDI-ja i ka quajtur të mjerueshme debatet personale që po bëhen në Kuvendin e Kosovës.

Pas përplasjes së sotme mes kryesuesit Xhavit Haliti dhe deputetit të LDK-së Anton Quni, lidhur me një deklaratë të këtij të fundit në një studio televizive, Krasniqi ka thënë se deputetët në Kuvend janë duke iu seruar qytetarëve spektakle të mjerueshme.

“Kuvendi i Kosovës nuk është arenë për qërim të hesapeve personale, as vazhdim të debateve nga studiot televizive. Të mjerueshme këto spektaklet që çdo ditë po iu servohen qytetarëve. Mandej presim që këtu të diskutohen problemet tona e të gjinden zgjidhjet”, ka shkruar ai në Facebook.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!