Pesë persona rrihen mes vete në Obiliq, njëri theret – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
10 °C

Pesë persona rrihen mes vete në Obiliq, njëri theret

12:05 | 02 Shtator 2018

Pesë të mitur janë përleshur mes vete gjatë ditës së djeshme në një lokal-bilardo në Obiliq. Përveç përleshjes fizike njëri prej tyre është therur me mjet të mbrehët dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Dyshohet se rrahja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Obiliq 01.09.2018 – 21:45. Raportohet se një lokal-bilardo pesë persona të dyshuar (moshë e mitur) meshkuj K/Shqiptarë, pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete. Si pasojë e sulmit dhe rrahjes njëri nga të dyshuari është therur me mejt të mbrehët ku pas tretmanit mjekësor ne QKMF-Obiliq, dërgohet në trajtim mjekësor në QKUK-ë. Të dyshuarit pas intervistimit me vendimin e prokurorit lirohen, kurse rasti iniciuar procedohet në procedurë të rregullt.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!