Pesë përsona të lënduar nga një aksident në magjistralen Prishtinë-Gjilan

13:49 | 21 Janar 2019

Aksidentet e trafikut në vendin tonë, kanë filluar të bëhen të shpeshta.

Një i tillë ka ndodhur në magjistralen Gjilan-Prishtinë, saktësisht në Kishnicë.

Në aksident është përfshirë një autobus dhe dy vetura.

Sipas informacioneve të dëshmitarëve në këtë rast thuhet se të lënduar kanë mbetur pesë persona.

Veturat e përfshira në këtë aksident kanë pësuar edhe dëme të mëdha materiale.

Ndryshe magjistralja në fjalë është mjaft e frekuentuar dhe janë të shumta aksidentet të cilat ndodhin në këtë pjesë.

Komento: