Pesë të lënduar nga një aksident trafiku në Bardhoshë të Prishtinës…(FOTO) – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Pesë të lënduar nga një aksident trafiku në Bardhoshë të Prishtinës…(FOTO)

18:37 | 12 Gusht 2017

Një aksident trafiku në mes të dy veturave ka ndodhur para pak çastesh në Bardhosh të Prishtinës.

Sipas dëshmitarëve, pesë persona kanë mbetur të lënduar. Siç edhe shihet nga fotografitë e siguruara nga Gazeta Express, besohet se deri te aksidenti ka ardhur nga përplasja ndërmjet këtyre dy veturave.

Ndërkaq, vendi sot është përballur me aksidente të shumta. Përveç këtij në Bardhosh, gjatë ditës është raportuar edhe për aksident trafiku në Ferizaj ku shtatë persona janë lënduar.

Ndërsa edhe në Veternikë të Prishtinës, është rrokullisur një veturë e cila ka shkaktuar edhe kolonë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!