Pësuan humbje turpëruese nga Villarreal, por Kroos ka çmendur të gjithë me postimin e fundit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Pësuan humbje turpëruese nga Villarreal, por Kroos ka çmendur të gjithë me postimin e fundit

10:52 | 14 Janar 2018

Toni Kroos pranon se objektivi i Real Madrid është ulur për të përfunduar në katër më  të mirët e  La Ligës dhe sulmon kritikët e tyre, pasi që sipas tij ata s’kanë asnjë ide të futbollit, përcjell ORAinfo.

Madridi e humbi edhe më tej shpresë për  garën e titullit të La Ligas pas një humbjeje 1-0 ndaj Villarreal të shtunën dhe Kroosi rrëfeu se ekipi  tij duhej të rishikonte objektivat e tyre, pasi që  Barcelona ka lëvizur 19 pikë para tyre.

“Para së gjithash, ne duhet të mendojmë për pozitën tonë në këtë moment”, tha mesfushori për BeIN Sports.”Ne duhet të përqendrohemi në kualifikimin e Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm. Mendoj se duhet të jetë objektivi për pjesën tjetër të sezonit.

“Është e vërtetë se kjo është një kohë e vështirë për ne dhe për të gjithë Madridistët. Por gjithkush që thotë se kemi luajtur një lojë të keqe sot nuk ka idenë e futbollit.

 

“Ishte një performancë e mirë dhe ne duhet të vazhdojmë. Ende ka shumë për të fituar këtë sezon! “, ka pohuar Kroos./ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!