Piatek-Real, vjen lajmi që e “dridh” Italinë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Piatek-Real, vjen lajmi që e “dridh” Italinë

17:03 | 12 Shkurt 2019

Milan ka ditur që të qëllojë në shenjë.

Krzysztof Piatek po rezulton si një blerje e qëlluar e drejtuesve të Milanit.

Në katër ndeshje të zhvilluara, polaku ka arritur të shënoj katër gola madje kundër kundërshtarëve si Roma e Napoli.

Por Piatek shumë lehtë ka mundur që në janar të vesh fanellën e kampionëve në fuqi të Evropës, Real Madrid.

Michal Probierz, një trajner nga Krakova që trajnoi sulmuesin e Milanit, Krzysztof Piatek sezonin e kaluar ka zbuluar se Reali e kërkonte ish-lojtarin e tij.

“Unë nuk jam i befasuar, sepse e njoh mirë dhe e di se ai ka gjithçka që duhet të ketë një sulmues i shkëlqyer, ai përdor të dy këmbët, ai është i mahnitshëm edhe në goditjet me kokë dhe ai e di se si ta mbajë topin mirë.

Ai së bashku me Milanin shumë lehtë do të përfundojnë në mesin e katër skuadrave më të mira italiane, por ai mund të kishte përfunduar edhe në Real Madrid, vetëm se ata, udhëheqësit e Realit, në këtë kohë nuk kanë luftuar mjaftueshëm për të blerë atë në tregun e janarit. Ata kanë menduar për këtë seriozisht, por Milan e dëshironte më shumë“, ka thënë trajneri.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!