Pika doganore në Durrës, Qeveria pa hapa konkret – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
18 °C

Pika doganore në Durrës, Qeveria pa hapa konkret

21:43 | 12 Janar 2018

Në dy mbledhjet e fundit të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, një nga temat e diskutuara ka qenë çështja e hapjes së një pike doganore të Kosovës në Portin e Durrësit.

Me gjithë premtimet e diskutimet, përpos që nuk ndodhi asgjë, një plan i tillë ngjalli jo pak reagime në Kosovë, raporton KTV.

Një pjesë e shoqatave të bizneseve e kundërshtuan këtë hap, duke dhënë një varg arsyesh pse nuk duhet të ndodhë një gjë e tillë.

Safet Gërxhaliu nga Oda Ekonomike e Kosovës thotë se një ide e tillë është privatizuar dhe se nga një plan i tillë nuk përfitojnë bizneset kosovare.

I njëjti madje ka përmendur përfshirjen e Serbisë në gjithë këtë situatë.
Ndaj këtij plani, ditë më parë reagoi edhe Klubi i Prodhuesve që vlerësoi se përfitimi i vetëm financiar nga kjo zhvendosje do të shkonte vetëm për shpediterët nga Shqipëria, në vend të atyre nga Kosova dhe se tregtarët, dhe prodhuesit nga Kosova kanë probleme të shumta që duhen gjetur zgjidhje sesa zhvendosja simbolike e pikës doganore në portin e Durrësit.

Në qeveri nuk kanë pranuar të japin detaje.

Por, vetëm kanë thënë shkurt se që nga mbledhja e dy qeverive e mbajtur në Korçë nuk është ndërmarrë asnjë hap drejt realizimit të këtij plani.

Megjithatë, qeveria nuk ka treguar se cilat janë arsyet e heqjes dorë nga vendosja e pikës doganore atje.

Përkundër këtyre kundërshtimeve, të dyja vendet vazhdojnë të rrisin shkëmbime tregtare.

Në vitin 2016 shkëmbimet tregtare ishin 30.34%, kurse në vitin e kaluar shkëmbimet arritën në 46.39%.

Nga Shqipëria importuam mallra në vlerë prej mbi 147 milionë eurosh, kurse u eksportuan mbi 53 milionë.
Kosovës gjithashtu për një kohë i ishte premtuar edhe dhënia në shfrytëzim e Portit të Shëngjinit, por se një gjë e tillë nuk ndodhi.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!