‘Pirlo’ i ri refzon klubet e mëdha, e do kalimin te Milani

12:22 | 23 Janar 2019

Mesfushori i Brescia, Sandro Tonali është një nga talentet më të mëdhenj të ardhsëhm të futbollit italian dhe është shënjestruar nga disa nga klubet më të mëdha në futbollin botëror, përfshirë Chelsea, Manchester City, Juventus, Roma apo Inter.

Megjithatë, i riu duket se ka një ide të qartë për të ardhmen e tij dhe ai foli për Milanneës, përcjell ORAinfo

“Unë e jetoj momentin mirë, me qetësi, kam Brescia në mendjen time dhe qëllimi është që ta përfundoj ligën mirë dhe filluam shumë mirë, po e menaxhoj momentin mirë dhe në fund të vitit, do të shohim”, tha ai.

“Unë isha një tifoz i Milanit si fëmijë, siç e kam thënë gjithmonë, por nuk kam menduar për të ardhmen, jam i frymëzuar nga Gattuso, ai gjithmonë ka dhënë gjithçka. Do të dëshiroja të stërvitem nga ai”, tha ai.

“Pirlo krahasime? Ndihem mirë duke luajtur në çdo pozicion të mesfushës. Më së shumti luaj si playmaker por nuk kam asnjë problem duke luajtur si trequartista apo në anët e mesfushorit. Nuk kam vështirësi, edhe pse ka më shumë për të bërë në këto pozicione, ëndrrën time, duke shkuar në Serie A me Brescia”, përfundoi Tonali. /ORAinfo/

Komento: