‘Plaçkitja’ e buxhetit të shtetit, Qeveria i paguan Bechtelit 53 milionë euro për gjoba – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

‘Plaçkitja’ e buxhetit të shtetit, Qeveria i paguan Bechtelit 53 milionë euro për gjoba

15:09 | 05 Qershor 2018

Qeveria e Kosovës ka ndarë 53 milionë euro shtesë për “Bechtel Enkan” për autostradën e Shkupit.

Pal Lekaj, ministër i Infrastrukturës, tha se “për shkak të dështimit të Qeverisë së kaluar që t’i paguajë me rregull faturat, koncerziumi ka kërkuar që t’i paguajmë 63 milionë euro për shkak të mbajtjes së pajisjeve gjatë dhe shpenzimeve indirekte”.

“Pas negociatave kemi arritur që të ulim shumën në 45 milionë euro duke shtuar edhe 8 milionë euro të TVSH-së, në total do të paguajmë 53 milionë euro”, ka hënë Lekaj.

Ndërkaq, kryeministri Ramush Haradinaj tha se po ia ndajmë këto para “pasi nuk është mirë që të përballemi me procese gjyqësore që do ta dëmtonin vendin”

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!