Plagoset me armë zjarri një person në Prizren – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
11 °C

Plagoset me armë zjarri një person në Prizren

15:25 | 15 Prill 2018

Sot rreth orës 10:00 të mëngjesit në rrugën “Brigada 128” në Prizren ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Policia e Prizrenit njofton se një i dyshuar pas një mosmarrëveshjeje pronësore, ka tentuar ta privojë nga jeta fqinjin e tij i cili ka pësuar plagë në afërsi të gjurit.

“I plagosuri është ndalur për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, ndërkaq, policia e ka arrestuar të dyshuarin dhe e ka sekuestruar një pushkë gjysmë automatike me 26 fishekë”, thuhet në kumtesë.

“Gjatë bastisjes së shtëpisë janë gjetur dhe sekuestruar edhe 395 fishekë të kalibrit të panjohur. Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari ndalet nën masën e arrestit për 48 orë”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!