Plagoset një person në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
28 °C

Plagoset një person në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë

10:58 | 14 Maj 2018

Një person është plagosur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë – Mitrovicë.

Lajmin e ka bërë të ditur për Koha.net zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se plagosja ka ndodhur rreth orës 10 të mëngjesit.

“Sipas informatave fillestare një person është plagosur nga arma e zjarrit dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar dy persona si dhe ka konfiskuar dy armë”, tha Ahmeti.

Tutje ajo shtoi se njësitet e nevojshme policore janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!