Plagosja në Prishtinë, ky është vendimi i Gjykatës për familjarët e Enver Sekiraqës – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Plagosja në Prishtinë, ky është vendimi i Gjykatës për familjarët e Enver Sekiraqës

14:01 | 14 Qershor 2018

Vëllai dhe nipi i Enver Sekiraqës do të qëndrojnë në paraburgim për një muaj si të dyshuar për rastin e plagosjes të martën.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve Naser Sekiraqa e Fatlum Abazi.

Sipas aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të pandehurve Naser Sekiraqa e Fatlum Abazi u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin vec e vec duke filluar prej datës 12 qershor e deri me 12 korrik 2018.

Lajmin për KALLXO e ka bërë të ditur mbrojtësi i Naser Sekiraqës, avokati Florent Latifaj.
Naser Sekiraqa e Fatlum Abazi janë vëllai dhe respektivisht nipi i Enver Sekiraqës, të akuzuarit për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës.

KALLXO.com ka raportuar për arsyet e konfliktit ku u përfshinë familjarët e Sekiraqës

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!