Plani i Francës për ‘Brexit të fortë’

17:32 | 17 Janar 2019

Kryeministri francez Edouard Philippe ka thënë se vendi i tij ka nisur të hartojë planin për ‘Brexit të fortë’.

Franca e ka nisur planin për situata të paparashikueshme i cili është i dedikuar “Brexitit të fortë” si rezultat i fundit i daljes së Britanisë së Madhe nga BE, ka deklaruar sot kryeministri francez Edouard Philippe.

Reuters transmeton se Philippe e ka publikuar një plan i cili përfshinë investime prej 50 milionë euro me të cilat duhet ndihmuar portet dhe aeroportet që të përballen me këtë rezultat.

Agjencia britanike përkujton se përpjekjet dyvjeçare të kryeministres Theresa May të sigurojë divorc miqësor të Londrës me BE të martën është rrënuar kur parlamenti britanik i dha goditje më të madhe në i cili është dhënë ndonjë lideri të këtij vendi në epokën moderne.

Komento: