Plasin shakat: Vetëvrasja e gjeneralit kroat bëhet skeç humoristik – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Plasin shakat: Vetëvrasja e gjeneralit kroat bëhet skeç humoristik

22:04 | 03 Dhjetor 2017

Komiku amerikan, Conan O’Brien, në emisionin e tij e ka përmendur rastin e vetëvrasjes së Slobodan Praljak dhe nga e gjithë kjo situatë ka bërë një skeç për shoun e tij televiziv.

“Ish-gjenerali kroat, një person i keq që ishte dënuar për krime lufte, e ka gëlltitur helmin gjatë kohës së gjykimit në Hagë”.

“Ai vendosi më mirë të vetëvritej sesa ta vuante dënimin me burg. Kjo ishte mënyra e tij për t’iu shmangur situatës”, ka deklaruar O’Brien.

Nga ana tjetër, kameramani i tij ka ndërhyrë duke shtuar se diçka e tillë nuk është aq e çuditshme.

Kameramani Tony se në ndonjë moment të gjithë “kemi pirë helm” për të dalë nga situatat e caktuara.

“Truku është që të kesh helmin e duhur, ndërsa zgjedhja ime është ‘Mendelson’s Cyanide Sips’ (gëlltit cianidin)”.

“Ai më mbyt sa herë që kam nevojë”, ka thënë Tony.

Më pas, ai e ka risjellë skenën e vetëvrasjes duke e pirë përmbajtjen në shishen që e kishte.

Natyrisht, e gjitha ishte pjesë e spektaklit televiziv për emisionin e Conan O’Brien.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!