Po luhej finalja Juventus-Milan, shqiptari vritet me një plumb në qafë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
20 °C

Po luhej finalja Juventus-Milan, shqiptari vritet me një plumb në qafë

21:45 | 10 Maj 2018

Një bari 45-vjeçar me origjinë nga Sardenja dhe me banim në Arezzo është autori i dyshuar i vrasjes së një shqiptari 22-vjeçar mbrëmë në Sinalunga, provinca e Sienas.

Krimi ndodhi mbrëmë, rreth orës dhjetë, gjatë ndeshjes finale të Kupës së Italisë midis Juventusit e Milanit, kur bariu hyri në banesën e një familjeje shqiptare (që nuk duket se ka lidhje gjaku me viktimën) dhe shtiu një herë drejt 22-vjeçarit, duke e goditur në qafë.

Ai vdiq pak çaste më pas.

Pas vrasjes, bariu sard (banor në Cortona, provinca e Arezzos) u largua në këmbë, por rreth një kilometër larg vendit të krimit ra në një gropë ku theu këmbën.

Vazhdoi përpjekjet për t’u larguar, por u vu re nga karabinierët, të cilët e arrestuan dhe e dërguan në spital për mjekim, në pritje të masës së arrestit që do t’i komunikohet nesër, raporton Syri.net

Karabinierët kanë gjetur armën e krimit, ndërkohë që ende nuk dihet motivi i vrasjes, ndonëse duket si një larje hesapesh.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!