Po, po, Milani po nënshkruan me një mesfushorë të madh – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Po, po, Milani po nënshkruan me një mesfushorë të madh

14:31 | 14 Qershor 2018

Gennaro Gattuso konfirmon se Milani do të nënshkruajë me një lojtar të rëndësishëm në mesfushë.

Por, ai ka sugjeruar që të ruhet qetësia në klub në mënyrë që ta presin vendimin e UEFA-s.

Rossonerët mund të sanksionohen për prishjen e Fair Play Financiare e cila mund të ju kushtojë me përjashtim nga garat e Europa League.

Kjo ka ndikuar në mënyrë të pashmangshme në fushatën e tyre të transferimit të verës, por trajneri e di se çfarë ka nevojë për skuadrën e tij.

“Për fat të mirë sezoni nuk fillon nesër, kemi kohë”, tha Gattuso për Premium Sport, përcjell ORAinfo.

“Nuk është një sekret, ne patjetër do të nënshkruajmë me një lojtar të rëndësishëm në mesfushë dhe, nëse është e mundur, duhet të bëjmë diçka përpara, për të ofruar një alternativë për Suso”, tha Gattuso.

Trajneri i Milanit ka treguar edhe për formacionin që do të luajë me Milanin.

“Nëse duam të luajmë 4-3-3 kemi (Hakan) Calhanoglu dhe (Fabio) Borini në të majtë, por Suso nuk ka një rezervë”, tha ai. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!