Po vjen acari i madh në Kosovë…Ja nga kur fillojnë temperaturat e ulëta – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
12 °C

Po vjen acari i madh në Kosovë…Ja nga kur fillojnë temperaturat e ulëta

08:27 | 14 Janar 2018

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Sipas Institutit, në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Mëngjesi i së dielës parashihet të jetë me ngrica të lehta dhe vende-vende me mjegull, si pasojë e radiacionit dhe ndryshimeve fizike në troposferë.

“Pasditja e së dielës parashihet të ketë kushte tjera meteorologjike, vranësira të ç’rregullta dhe reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi maksimale deri 6m/s”, thuhet në njoftim.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!