Pogba mposht i vetëm Chelsea-n me gol dhe asist, eliminon nga Kupa FA

22:46 | 18 Shkurt 2019

Manchester United kalon në fazën tjetër të garave në Kupën FA.

Ole Gunnar Solskjaer është kthyer tek fitorja pas humbjes së parë që pësoi nën drejtimin e Man Utd.
United kanë triumfuar me rezultatin 0:2, në udhëtimin që konsiderohej shumë i vështirë, në ‘Stamford Bridge’.

Një nga lojtarët më të mirë në këtë takim ishte padyshim francezi Paul Pogba, i cili asistoi dhe shënoi për skuadrën e tij, shkruan lajmi.net.

Ishte minuta e 31’ kur Ander Herrera për mrekulli shfrytëzoi pasimin e Pogba, dhe me kokë tundi rrjetën për 0:1.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, ishte vet Pogba ai i cili ndëshkoi londinezët për herë të dytë.

Pjesa e dytë nuk tregoi ndonjë gol tjetër. Kështu, Manchester United kalon në fazën tjetër të garave në Kupën FA, kurse kriza për Chelsean e Maurizio Sarri vazhdon.

Komento: