Policët që u suspenduan nga puna për rastin e Ivanoviqit, ja çka iu ndodhi sot – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
16 °C

Policët që u suspenduan nga puna për rastin e Ivanoviqit, ja çka iu ndodhi sot

23:01 | 18 Korrik 2018

Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës, Zh. J. dhe D.M., për të cilët dyshohej se kishin manipuluar me dëshmitë në hetimet për rastin e Oliver Ivanoviqit, sot janë kthyer në punë.

Se atyre u është ndërprerë suspendimi, për kossev ka konfirmuar zëvendëskomandanti rajonal për veri, Besim Hoti, transmeton Koha.net.

“Bëhet fjalë për ndërprerjen e suspendimit dhe ata janë kthyer në punë. Kemi marrë urdhrin më 18 korrik dhe ai sot hyn në fuqi”, ka thënë Hoti.

Zh.J dhe D.M. janë arrestuar më 10 shkurt me dyshimin se kishin manipuluar me dëshmitë për rastin e  Oliver Ivanoviqit dhe ishin liruar pas dy ditësh.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!