Polici humb jetën në detyrë, po mundohej ta ndalonte këtë krim – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Polici humb jetën në detyrë, po mundohej ta ndalonte këtë krim

19:33 | 06 Janar 2019

Një polic egjiptian humbi jetën dje në mbrëmje në përpjekje për të ç’aktivizuar një bombë në një kishë koptike në qytetin Nasr, në periferinë Lindore të Kajros.

Po ashtu edhe dy policë të tjerë u lënduan në shpërthim.

Ngjarja ka ndodhur në prag të Krishtlindjes për të krishterët Koptë, që kremtohet sot, me pjesëmarrjen edhe të presidentit egjiptian, Abdel Fatah al-Sisi.

Ai do të inaugurojë Katedralen e Lindjes së Krishtit, kisha më e madhe e krishterë në Lindjen e Mesme.

Kishat koptike në Egjipt edhe në të shkuarën kanë qenë objekt sulmesh. Në prill të vitit të kaluar, dy bomba shpërthyen në dy kisha në Tanta dhe Aleksandri, duke lënë pa shenja jete 45 vetë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!