Policia arreston tre persona në Prishtinë, sekuestron thika dhe substanca narkotike

11:01 | 11 Gusht 2023
policia-arreston-tre-persona-ne-prishtine,-sekuestron-thika-dhe-substanca-narkotike

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në Prishtinë, si dhe sekuestruar dy thika dhe substanca narkotike.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saja në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të dyshuar të përfshirë në aktivitet kriminal.

Kësisoj, sot, rreth orës 03:00, në rrugën “Hamëz Jashari” në Prishtinë, policia duke u mbështetur mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, ka kryer një kontroll ndaj një veture dhe tre të dyshuarve, me ç’ rast ka gjetur dhe sekuestruar;

– Dy thika, si dhe,

– Një sasi të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis (marihuana).

Policia bën të ditur se ndaj tre të dyshuarve, K.R, L.H dhe B.N me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprave penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” si dhe “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge”.

Ndërkohë që janë kryer veprimet policore të fazës fillestare, në konsultim me prokurorin e shtetit të dyshuarit janë proceduar më tej, ndërkaq i dyshuari i tretë ka rezultuar të jetë i kërkuar me urdhëresë gjykate dhe i njëjti pas arrestimit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Komento: