Policia e merr në pyetje Xhavit Halitin – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Policia e merr në pyetje Xhavit Halitin

17:39 | 14 Qershor 2018

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK- së, Xhavit Haliti, është intervistuar sot nga Policia e Kosovës lidhur me rastin që ndodhi në Kuvend më 18 maj të këtij viti.

Haliti është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për veprën penale të sulmit ndaj deputetit nga radhët e LDK- së, Arben Gashi.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha.

Lidhur me këtë ngjarje, më 29 maj të këtij viti ka dhënë deklaratë në polici edhe Arben Gashi, në cilësinë e të dëmtuarit.

Ndërkaq, për këtë rast deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj po dyshohet për veprën penale të kanosjes.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!